fbpx

Donald Trump thotë se Rihanna nuk ka talent

nga Revista Kosovarja

Donald Trump ka sulmuar ashpër këngëtaren Rihanna,para performancës së saj në spektaklin e ndeshjes së SuperBowl.

Ish-presidenti amerikan shkroi në rrjetin social “Truth Social”: “Pa stilistin, ajo do të ishte një hiç. Nuk ka asgjë të mirë dhe NUK KA TALENT!”.

Rihanna është rikthyer në skenë pas 7 vitesh dhe duket se Donald Trump ka pritur këtë rikthim që t’i kundërpërgjigjet këngëtares së famshme për deklaratat që ajo ka bërë në vitin 2019.

Atëherë, në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna e quajti Trumpin “njeriun më të sëmurë mendërisht në Amerikë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]