fbpx

Donaldi e uron Trixën për Shën Valentin derisa ajo po e shijon bregdetin ne Dubai

nga Revista Kosovarja

Beniada Nishani i ka kërkuar Donald Veshaj që t’ia urojnë ditën e të dashuruarve ish-banores së Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj.

Gjatë bashkëbisedimit, modelja i ka thënë aktorit: “A ti themi gëzuar Shën Valentini, Trixës”, ndërkohë që Donaldi ka hezituar.

Dhe pasi bukuroshja ka thënë do t’i themi nga ana ime, aktori ka pranuar duke thënë: “Patjetër”.

“Unë dhe Donaldi i çojmë një përqafim shumë të madh një vajze speciale që unë e dua shumë që quhet… Trixa”, ka thënë Beniada.

Ndërkohë, Donaldi ka vazhduar me shaka duke ndërhyrë te pjesa ‘speciale’ që e krahasonte me ofertat për pica.

Megjithatë, biondja e njohur e BBV ka vazhduar me këmbëngulësi të bëjë dedikimin e saj duke thënë në fund: “Të duam” për këngëtaren.

Ndërkohë, kujtojmë se këngëtarja gjendet në Dubai dhe nuk ka dhënë ende ndonjë sinjal për këtë ditë për partnerin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]