fbpx

Donika Dabishevci: Mos u dorëzo kurrë, çika jem!

nga Revista Kosovarja

Mos u dorëzo kurrë, çika jem!, poezi nga Donika Dabishevci

Në nji vend ku ma shumë ta vlerësojnë bythën se shpirtin,
ku për tru tandin kush pesë pare si jep,
mos u dorëzo, çika jem!

Zhagitu, katrithu, rrëzohu,
lëpijë varrat, kthjellu e çohu –
veç mos u dorëzo!

Kurrë, asnjiherë, askund e për askend.

Për njeri t’gjallë mos ta ndien.
Msheli veshët, mos i ngo kuisjet e bërtit.
Zani le t’nihet n’kupë t’qiellit.

Nuk kanë me t’dashtë,
dihet ajo punë.
Janë msue me t’pasy e t’pagojë,
ama bash, punemadhe…

Tekefundit, kujt i duhen lajkat apo edhe medaljet
t’marueme gjithnji për dele t’rrasuna n’mjerim shpirtnor.

Rri n’natyrën tande,
njeki andrrat, e mira e nanës…

Jepi, ec para,
forcohu e bahu gur,
mos u përkul, theje çdo mur
dhe kurrë, aman, mos u dorëzo kurrë!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]