“Dorëzim total”, Gjinovci ironizon keq me Vuçiqin – ja çka thotë për kërkesat e tij!

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar kërkesat dhe lëvizjet e Serbisë, të ndara në pesë fusha, ku e para është ajo e kthimit të një status quoje, për t’i hequr sipas tij, pasojat kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti.

E ndaj kërkesave të Vucciqit, ka reaguar aktivisti Rron Gjinovci.

Ai përmes një postimi në Facebook këtë e cilësoi si një dorëzim total të presidentit serb.

Madje, Gjinovci përmendi edhe kërcënimet me luftë.

“Dorëzim total i Vuçiqit. Nga kërcënimet me luftë ka dalë te ofrimi i pensioneve për qytetarët serbë në Kosovë”, shkroi ai, përcjelll “Bota sot”.

Po ashtu, Gjinvoci analizoi edhe konferencën e presidentit serb në disa, duke thënë se krejt kjo ishte pjesë e fushatës zgjedhore për Kosovën.

“Konferenca e Vuçiçit në disa pika

– po e shpall Kosovën zonë në mbrojtje sociale për me nda pensione për serbët në Kosovë.

– po hap zyra afër kufinit për me dhanë pensione meqë në Kosovë janë mshelë zyrat paralele.

– po krijon prokurori “speciale” për Kosovën.

– po kërcënon që kush e pranon Kosovën hin 10 vjet në burg.

Konkludim: kjo qenka pjesë e fushatës zgjedhore për Kosovën, i shkreti po mundohet me ia rujtë votat Lista Srpskas 😀, pra duke dhanë pare dhe duke i kërcënu serbët që nuk i ka në kontroll. Lidhur me shpalljen e Kosovës nën okupim tha që nuk bën se e pranon indirekt që konflikti me Kosovën 1998-1999 është konflikt i armatosun ndërkombëtar, sepse sipas definicionit territor i okupum konsiderohet veç territori i okupum në konflikt të armatosun ndërkombëtar, pra ku marrin pjesë dy subjekte të së drejtës ndërkombëtare, e kjo me Kosovën është konflikt i brendshëm simbas tij.

Përmbledhtaz: dorëzim total në realitetin e ri”, shkroi ndër të tjera ai.

Sipas dokumentit, Serbia kërkon:

shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.

tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.

formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe

kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]