Në kohët moderne, dekori ka një rëndësi të pa krahasueshme. Gjithçka duam të ngjajë mirë, festat tona të jenë magjike, si të dala nga ëndrrat më të bukura që kemi parë.
Për ti kthyer ëndrrat e iluzionet në realitet, ekziston “Dream Decor” në Prishtinë. Kjo është kompania e dekorit për të cilën nuk ka asgjë të pa mundur, që me një staf dhe punë të jashtëzakonshme i kthejnë ambientet në vende përrallash, në oaza mbresëlënëse, në vende klasike, elegante, apo ekstravagante.
Mjafton që ju të keni një dëshirë se si të duket festa apo eventi juaj dhe gjithçka do të realizohet me profesionalizëm e finesë të pa parë dhe në kohë rekorde.
Pronarja e “Dream Decor”, Sara Jahjaga thotë se vetë emri i kompanisë tregon se kjo ishte një ëndërr për të. “Fillet e “Dream Decor” datojnë së bashku me lindjen e djalit tim, pasi atëherë vendosa ta realizoj dëshirën që e kam pasur gjithmonë”, ka thënë Sara për “Kosovaren”, duke shtuar se kompania është ngritur me shumë dashuri, pasion dhe mbështetje nga ana e familjes.
“Materialet punuese fillimisht i kemi marrë në Londër, e tutje në Maqedoni e Greqi. Inspirimi për dekorin shpesh vjen nga përzgjedhja e stilit apo ngjyrës, personazheve që duan ti kenë, apo trendëve aktuale. Shpesh, është një gjë e vogël që të ndihmon shumë në gjetjen e konceptit.
Gjithmonë jemi në bashkëbisedim edhe me klientët të cilët mund të kenë idetë dhe kërkesat e tyre, por edhe duke parë buxhetin që ata e rezervojnë për këtë punë.
Ndonëse dekori profesional mund të shihet si diçka luksoze, ai vitet e fundit është kthyer në një farë kushti”, thotë Jahjaga nga “Dream Decor”, që është shndërruar në adresën më të kërkuar për krejt ata që duan që festat e tyre të shkëlqejnë e të bëhen të pa harruara.
Kjo kompani tashmë ka fituar besimin e klienteles dhe kjo për shkak të punës kreative, ideve, koncepteve interesante, por edhe çmimeve të arsyeshme.
“Dream Decor” deri më tani kanë realizuar qindra dekore, që kanë marrë vlerësimin dhe notën më të lartë, shkruan “Kosovarja”.