Me datën 15.10.2022, me ftesë të Kryetarit të Rrjetit të Bizneseve në Austri, z. Yll Blakaj, Drejtori i Unionit të Bizneseve, Fadil Abdullahu, vizitoi Panairin e Bizneseve në Vjenë. Krahas takimit të Bizneseve B2B nga Austria, në këtë panair ishin të pranishëm edhe disa Kompani nga Kosova.
Fokus dhe dëshirë e të gjitha kompanive shqiptare prezentë që veprojnë në Austri e Kosovë gjithsesi se ishte edhe tregu i Gjermanisë.
Këto biznese u njoftuan nga Drejtori Abdullahu me zhvillimet e reja te Unioni i Bizneseve në Gjermani dhe fuqizimit të saj, për të cilat ishin ngritë pritje të mëdha nga Bizneset në Austri e Kosovë, me synim bashkëpunimin për qëllime të përbashkëta.
Unioni i Bizneseve sapo të themelojë degët e saja në tërë RF të Gjermanisë, përmes stafit të saj operativ do të ndërtojë raporte bashkëpunuese, për të mirën e anëtarëve të saj, më të gjitha shoqatat biznesore që veprojnë në Vendlindje dhe jashtë saj.