fbpx

Drenas: Vdes një 19-vjeçar në një aksident trafiku

nga Revista Kosovarja

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:10, në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se personi i cili ka marr lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nga rrjetet sociale bëhet e ditur se nga aksidenti i vdekur ka mbetur një 19-vjeçar nga Drenasi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]