fbpx

Driloni tregon se e agjëron Ramazanin dhe i dëgjon këto ilahi para çdo meçi

nga Revista Kosovarja

Fituesi i Edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, ishte mysafir i emisionit Sports Show në Klan Kosova.

Rama tregoi se po e agjëron Ramazanin.

“Unë kësaj here këtu e kam shumë lehtë se nuk jam duke ushtruar tri herë në ditë, siç p.sh ka qenë vitin e kaluar. Jam zgjuar në mëngjes, kam shkuar edhe të punoj, pas punës kam shkuar edhe të ushtroj, kam fjetur një orë e prapë kam shkuar në ushtrime”, tregoi ai.

Driloni ndryshe njihet edhe si sportist pasi që ka disa vite që merret me boks.

Bile, ai thotë se çdo herë para se të ndeshet i dëgjon ilahitë e Adem Ramadanit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]