fbpx

Dua Lipa akomodohet në hotelin ekskluziv “The Crown” në Tiranë

nga Revista Kosovarja

“The Crown Botique Hotel & Spa” është një nga atraksionet hoteliere të Tiranës.

Ky hotel i veçantë dhe luksoz, mirëpret klient nga e gjithë bota, njerëz me influencë dhe turistë të ndryshëm që vijnë për afarizëm, turizëm, apo për aktivitete të ndryshme personale.

Hoteli “The Crown”, sot ka pasur nderin të mirëpres një nga yjet më të mëdhenjtë të muzikës në botë, këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Hoteli e ka shprehur këtë gjë edhe përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram.

Dua Lipa ndodhet në Tiranë pasi do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Këngëtarja kosovare ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga Presidenca në Shqipëri dhe në njoftimin për mediat theksohet se Dua Lipa u prit nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj, i cili i dorëzoi shtetësinë shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]