fbpx

Dua Lipa artistja e parë femër me tre këngë me nga dy miliardë klikime

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare më famë botërore, Dua Lipa ka thyer sërish një rekord të ri në karrierën e saj muzikore.

Dua është bërë artistja e parë dhe e vetme në botë, që në tre këngët e saj të publikuara në Spotify ka marrë nga dy miliardë klikime.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Instagram nga shtëpia diaskografike, Warner Records.

“Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga dy miliardë dëgjime në Spotify në tri këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram.

Tri hitet e Duas që shënojnë këtë arritje janë “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]