fbpx

Dua Lipa e konfirmon lidhjen e saj me regjisorin francez?

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me fam botërore, Dua Lipa, duket se ka bërë publike lidhjen e saj.

Përmes një InstaStory artistja ka dhënë një aludim të marrëdhënies që ndan me Romain Gavras.

Në foto duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një foto ku shihet këngëtarja duke qeshur me regjisorin francez.

Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe duket se po e bëjnë publike lidhjen e tyre.

Edhe pse këngëtarja e ‘Levitating’ nuk ka folur e as ka shkruar asgjë, emoticoni i kuq i zemrës me polaroid konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me Romain Gavras.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]