fbpx

Dua Lipa do të performojë në ndejën para akademisë “Oscars”

nga Revista Kosovarja

Sonte do të mbahet një ndejë festive para nisjes së dhënies së çmimeve Oscars.

Elton John, përmes fondacionit të tij ka mbledhur disa artistë të famshëm për të performuar ndërkohë që të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për të luftuar sëmundjen e Sidës.

 

Dhe njëri nga këta artistë do të jetë edhe Dua Lipa e cila njoftoi publikun përmes rrjeteve sociale se do jetë e pranishme.

‘Jeni të ftuar në ndejën e çmimeve të Akademisë për të ndihmuar Fondacionin kundër Sidës të Elton Johnit. Përdorni kodin DUA 80 për një zbritje 80 %’, ka shkruar Dua në Facebook.

Sonte në orët e vona të mbrëmjes zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve për film Oscars me disa ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]