108
Edhe pse tanimë ka një famë botërore, Dua Lipa dikur ishte vetëm një fëmijë i vogël që ëndërronte majat e suksesit.
Një video e publikuar në rrjetin social “YouTube”, shihet Lipa si një 12 vjeçare duke kënduar në shkollën e saj në Kosovë.
26 vjeçarja ka kapur çdo sukses të mundshëm në botë, duke e bërë atë një “ikonë” të muzikës.
Në një intervistë të fundit, ylli i zhanrit pop deklaroi se askush nuk mund t’ia mohojë identitetin e saj dhe u zotua se nuk do të ndalet duke ngritur zërin për Kosovën.