fbpx

Dua Lipa duket tërheqëse, ndërsa pozon me fustan të kuq në perëndimin e diellit në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, këto ditë është rikthyer në Shqipëri.

Është vera e tretë radhazi që ylli me famë ndërkombëtare zgjedh shtetin amë për pushime, përkatësisht jugun e vendit.

Dua nuk ka nguruar që të publikojë fotografi nga pushimet në Shqipëri, teksa njëlloj ka vepruar edhe të dielën.

Ajo ndau me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram një sërë fotografish të reja, ku shihet e veshur me një fustan të kuq transparent buzë plazhit.

Interpretuesja e hitit “Love Again” pozoi mbi shkëmbinjtë e bregdetit, ndërsa vuri në pah linjat e saj trupore në fustanin që lëpihej për trupin e saj.

“Duke ngarkuar kristalet e mia”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Dua Lipa përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit, “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit “Barbie”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]