fbpx

Dua Lipa fotografohet në darkë dhe duke u përqafuar me Trevor Noah

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa dhe Trevor Noah kanë nxitur thashetheme për një romancë të mundshme, pasi janë fotografuar duke u përqafuar gjatë një daljeje të përbashkët në qytetin e New Yorkut.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe moderatori i The Daily Show ishin shfaqur së bashku në një restorant xhamajkan, ndërsa fotografitë i ka siguruar Daily Mail.

27-vjeçarja dhe 38-vjeçari dukej të kishin kimi teksa ndanë një përqafim para se të vazhdonin në rrugë të ndara.

Një burim i DailyMail.com ka thënë se dyshja qëndronin të veçuar nga të tjerët në restorant.

Kujtojmë që Dua qenë në lidhje me modelin Anwar Hadid, me të cilin u nda në dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]