fbpx

Dua Lipa futet në histori! “Future Nostalgia” për 7 muaj me radhë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa po shënon histori në muzikë!

Sukseset nuk po kanë të ndalur për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Albumi “Future Nostalgia” ka shënuar edhe një rekord të ri, duke qënduar plot 28 javë (7 muaj) në Top 10 në listën e famshme Billboard 200, duke u bërë kështu një nga albumet më të dëgjuara nga një artiste femër, këtë dekadë.

“Future Nostalgia” u lansua në vitin 2020, dhe përmban plot 11 këngë, ku një pjesë të madhe të tyre i ka realizuar edhe me klipe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]