fbpx

Dua Lipa i bën dedikimin e veçantë të atit

nga Revista Kosovarja

Dita e sotme është Dita Ndërkombëtare e Baballarëve. Njerëz të shumtë kanë zgjedhur të tregojnë dashurinë e mirënjohjen e tyre ndaj baballarëve edhe në mediat sociale.

Përjashtim nuk bën as Dua Lipa, e cila si gjithmonë di të bëj dedikime unike. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një artikull në gjuhën shqipe për të atin.

Artikulli në fjalë është shkruar shumë vite më parë kur Dukagjini ishte ende nxënës në shkollën e muzikës dhe flitet për talentin e tij në fusha të ndryshme.

Krah tij Dua shkruan: “Rikthe comboverin(modelin e flokëve në foto). Gëzuar Ditën e Baballarëve shoku im më i mirë ”

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]