fbpx

Dua Lipa ka shkëlqyer në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2021”

nga Revista Kosovarja

Në Los Angeles të Kalofornisë është mbrëmja më e madhe muzikore e vitit.

”Grammy Awards” edhe sivjet ka shpërblyer me çmime artistët më të dëgjuar e më të pëlqyer të vitit.

Ndonëse në rrethana ndryshe të diktuara nga situata pandemike, “Grammy Awards 2021” prapëseprapë solli në tapetin e kuq disa prej emrave më të spikatur të tregut botëror.

Në këtë mbrëmje, nuk ka munguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua e cila sivjet është e nominuar për gjithsej gjashtë çmime, u paraqit në tapetin e kuq të festivalit me një paraqitje mjaft seksi.

Ajo kishte veshur një fustan rrjete, i cili vinte në pah vijën e saj trupore.

Flokët e zinj dhe të lëshuara lirshëm, bën që 25-vjeçarja të marrë një pamje edhe më atraktive para fotografëve.

Dua Lipa sivjet garon për çmimet: “Kënga e vitit”, “Albumi i vitit”, “Albumi më i mirë pop”, “Incizimi muzikor i vitit”, “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop” dhe “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit pop”.

Në vitin 2019, Lipa u bë shqiptarja e parë në histori që fitoo dy çmime “Grammy” në atë kohë, atë për “artisten e re më të mirë” dhe “kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”.

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]