fbpx

Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Dje kryeminsitri shqiptar, Edi Rama, mbajti fjalim për dekonstruktimin e raportit të ish-senatorit Dick Marty, ndërsa këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të Ramës, ku dhe ka kërkuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Lipa këtë “thirrje” e bëri në një postim në rrjetin e saj social Instagram.

“Më lini të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke e etiketuar Ramën.

Kujtojmë se sot Këshilli i Bashkimit Europian diskuton në lidhje me mundësinë e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës në zonën Schengen.

Kosovarët janë të vetmit në kontinentin e vjetër të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër europë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]