fbpx

Dua Lipa me veshje të tejdukshme në mbrëmjen e “Javës së modës në Milano”

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa dje ka marrë pjesë në “Javën e Modës në Milano” në shfaqjen e “GCDS”.

Këngëtarja e njohur, mori vëmendje me veshjen e saj të tejdukshme teksa e kishte zgjedhur me ngjyrë të zezë duke e kombinuar me take të larta po të njëjtjën ngjyrë, shkruan “Kosovarja”.

Dukjes së saj, i kishte shtuar një çantë me ngjyrë të kuqe, në formë zemre.

Krahas, Dua Lipës yje tjerë të pranishëm ishin në shfaqjen e modës.

Kujtojmë se, së fundi u zbulua se Dua i ka dhënë fund kontratës nga kompania e menaxhimit që e ndihmoi atë të nis rrugëtimin e saj në industrinë e muzikës. Ashtu siç raportojnë mediat e huaja, thuhet se shkak i shkëputjes së kontratës kanë qenë të ardhurat.

Këngëtarja, e cila punonte si një kameriere bar koktejli, habiti shefat e saj kur tha që nuk donte më që ata ta përfaqësonin.

Ndryshe, Dua ka publikuar dy albume në studio gjatë karrierës së saj, relativisht të shkurtër në muzikë.

/Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]