fbpx

Dua Lipa nuk arriti të fitojë asnjë çmim në MTV VMA 2022

nga Revista Kosovarja

 Është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve vjetore të muzikës, MTV Video Music Awards 2022.

Mes yjeve të shumtë pjesëmarrës, të pranishme në këtë ceremoni ishin edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore: Bebe Rexha dhe Ava Max.

Por në tapetin e kuq u vërejt dukshëm mungesa e artistes tjetër me njohje globale, Dua Lipa, e cila gjithashtu ishte e nominuar në katër kategori sivjet në MTV VMA.

Por pavarësisht se ishte e nominuar pesë herë, Dua Lipa nuk arriti të marrë me vete në shtëpi asnjë çmim – e madje as nuk ishte e pranishme në ceremoninë e mbajtur sivjet në New Yersey.

 

Dua u mund në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, të cilin e fituan Lil Nas X dhe Jack Harlow me këngën e tyre “Industry Baby”.

Pa çmim shqiptarja mbeti edhe në kategorinë tjetër, “Kënga më e mirë e vitit” ku ishte nominuar po prapë për këngën e saj në bashkëpunim me Eltonin. Këtë çmim e fitoi Billie Eilish me “Happier Than Ever”.

E njëjta gjithashtu nuk arriti të fitojë as çmimet “Regjia më e mirë e artit” dhe “Efektet vizuale më të mira” – në të dyja këto kategori ajo ishte nominuar për këngën “Sweetest Pie” në bashkëpunim me Megan The Stallion, dhe të dyja këto trofe i fituan Lil Nas X dhe Jack Harlow për bashkëpunimin e tyre “Industry Baby”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]