Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dua Lipa reagon sërish për koncertin në Tiranë: Është nder të këndoj për 110 vjetorin e Pavarësisë

nga Revista Kosovarja

Pak ditë pasi tregoi se do të mbante një koncert me 28 Nëntor në Tiranë, Dua Lipa ka zbuluar detaje të tjera.

Mbi artikull

Shqiptarja me famë botërore, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në postimin e faqes e festivalit Sunny Hill të shpërndarë nga Dua.

Moneytizer Paragrafi 4

Ishte vetë Dua, e cila pak ditë më parë lajmëroi koncertin për 110 vjetorin e Pavarësisë. “Jam shumë e emocionuar t’ju lajmëroj se turneu “Future Nostalgia” do të përmbyllet në Tiranë me 28 Nëntor. Mezi po pres t’ju shoh me 28 Nëntor, për ditën e flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë.“

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]