69
Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në gjuhën shqipe.
Lipa e shoqëruar nga vëllai i saj, Gjini, ka kënduar këngën “Shkel” të kantautorit të njohur kosovar, Armend Rexhepagiqi po ashtu edhe këngën e Nexhmije Pagarushës “E dehur jam“
Në një video të publikuar në rrjetin e saj social “ Instagram“, Dua bashkë me Gjinin shihen të lumtur duke kënduar e shijuar muzikën në bregdetin shqiptar.
Ajo së fundi ishte e pranishme dhe organizatore e festivalit Sunny Hill Festival.