fbpx

Dua Lipa shfaqet e lumtur krah partnerit Callum Turner

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një sërë fotografish në rrjete sociale.

E në disa prej tyre shfaqet e lumtur përkrah të dashurit të saj, aktorit të famshëm Callum Turner.

“Kjo është dashuri”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Por ajo nuk ndalet vetëm te marrëdhënia e tyre, duke treguar në imazhe të tjera se dashuria nuk është vetëm për të, por edhe për familjen dhe miqtë që e mbështesin çdo ditë.

Pavarësisht angazhimeve të shumta dhe koncerteve të pafundme në kuadër të turneut të saj botëror, Dua gjen gjithmonë kohë për njerëzit më të dashur në jetën e saj.

Në fotot që ka publikuar, bukuroshja ndau momente të ngrohta edhe me motrën e saj Rinën dhe disa nga miqtë, duke kujtuar se pas dritave të skenës dhe duartrokitjeve, qëndron një botë e mbushur me dashuri të thjeshtë dhe të vërtetë.

E njëjta sivjet do të performojë edhe në festivalin Sunny Hill që mbahet në Bërnicë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: info@kosovarja-ks.com