fbpx

Dua Lipa sjell imazhe të reja nga prapaskenat e “Grammy Awards”

nga Revista Kosovarja

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” zuri vend mbrëmë (e diel) me pjesëmarrjen e yjeve më të mëdha nga arti dhe muzika ndërkombëtare.

Në mesin e personazheve me renome që shkëlqeu dhe mori vëmendje ishte artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

26-vjeçarja u paraqit me një fustan unik nga ‘Versace’, i cili kishte një histori të bujshme prapa vetës.

Fustani elegant me ngjyrë të zezë dhe me rripa vjen nga koleksioni i vjeshtës 1992 i shtëpisë së modës – i titulluar “Miss S&M”, një version të cilit edhe Donatella Versace e veshi në Met Gala të vitit 1992.


Pas saj fustan të ngjashëm veshën edhe shumë emra të tjerë përfshirë Cindy Craëford, Beyonce, Kim Kardashian, Naomi Campbell dhe së fundmi Dua.

Disa imazhe të reja nga nata më e madhe e muzikës botërore ylli i “Levitating” ka ndarë me fansat në Instagram edhe së fundmi.

Këngëtarja solli foto nga prapaskenat ku u shfaq edhe në disa veshje të tjera përveç asaj kryesor me të cilën parakaloj në tapetin e kuq të ‘Grammy’.

Artisja dukej tërë shkëlqim dhe mahnit edhe me ndryshimin në pamje duke u kthyer në bionde me flokë të gjata.

Ceremonia e 64-të vjetore e Çmimeve Grammy u mbajt në MGM Grand Garden Arena, në Las Vegas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]