fbpx

Dua Lipa thekson rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën në 15 vjetorin e Pavarësisë

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e liberalizimit të vizave.

Ylli shqiptar ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.

Në postim tutje thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.

Sipër postimit, artistja 27-vjeçare ka vendosur disa ‘emoji’ me duar që bëjnë shqiponjën dykrenare.

Theksojmë që Dua bashkë me yjet tjera shqiptare me renome botërore, si Rita Ora dhe Bebe Rexha tregojnë me krenari prejardhjen e tyre dhe në festat kombëtare nuk mungojnë asnjëherë urimet e ndjera për vendin e tyre.

Dua dhe Rita gjithashtu kanë kontribuar edhe me koncerte të organizuara në Kosovë dhe Shqipëri ndër vite, të fundit ishin ato në vitin 2022 kur Lipa perfomoi në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival dhe më pas në Tiranë për 28 nëntorin, ndërkaq edhe Ora në muajin shtator mbajti një koncert në kryeqytetin shqiptar.

https://www.instagram.com/p/CowdoaKoq3H/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]