fbpx

Dua Lipa uron me këto fjalë muajin e Ramazanit

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një urim me rastin e muajit të Ramazanit.

Këngëtarja postoi një fotografi të një buqete me lule, ndërsa uroi që muaji i Ramazanit të sjell lumturi e paqe tek të gjithë.

“Muaji i Ramazanit. Shpresoj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po agjërojnë në të gjithë botën”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Dua Lipa ka bashkëpunuar edhe një herë me brendin “YSL” për aromat e reja të parfumit “LIBRE”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]