Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke marrë disa ditë pushimi nga turneu i saj “Future Nostalgia”, në Evropë.
Ajo është fotografuar nga paparacët në Portofino të Italisë, duke shijuar rrezet e diellit në disa paraqitje me bikini, ku si gjithmonë është komentuar pozitivisht për linjat e saj atraktive në trupit.
Se vazhdon të mbetet në top formë, këtë ajo e bëri të ditur edhe në fotografitë e fundit që ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

26-vjeçarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare të ndjekur nga mbi 82 milionë ndjekës disa fotografi të realizuara para pasqyrës, ku dukej mjaft joshëse.