Deputetja Duda Balje ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, këtë herë për shkak të ndryshimeve të dukshme në pamjen e saj të jashtme dhe përkushtimit të saj ndaj paraqitjes perfekte në fotografi.
Prej kohësh, Balje njihet si një nga figurat më të dallueshme në skenën politike për stilin e saj unik dhe daljet gjithmonë të kuruara, shkruan “Kosovarja”.
Por së fundmi, publiku ka vënë re disa ndërhyrje estetike të cilat kanë ndryshuar ndjeshëm tiparet e saj.
Spekulimet rreth përdorimit të botoksit, mbushësve dhe trajtimeve të tjera estetike janë shtuar, edhe pse vetë deputetja nuk ka konfirmuar asnjë ndërhyrje në mënyrë publike.