Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Duda Balje pozon me veshje kombëtare

nga Revista Kosovarja

Duda Balja nga Grupi Parlamentar 6+, jo pak herë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave rozë me paraqitjet e saj.

Teksa e shohim gjithnjë të kuruar dhe me stil në parlament, duket se kujdes dhe vëmendje të madhe pamjes së jashtme, Balje i kushton edhe në përditshmëri.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet e ndryshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Së fundmi, Duda Balje i ka mahnitur ndjekësit, teksa ka publikuar një fotosesion, në të cilin ka pozuar me veshje tradicionale shqiptare nga më të ndryshmet.

Duda Balje pozon me veshje kombëtare

Duke qenë një nuse e Kosovës, Balje duket se është lidhur shumë me traditat dhe vlerat kulturore shqiptare, saqë ka preferuar të fotografohet me veshjet kombëtare të të gjitha llojeve.

Ndonëse është nënë e tre fëmijëve, deputetja e komunitetit boshnjak vazhdon të ketë një pamje rinore, e teksa ka pozuar me këto veshje, ajo është dukur edhe më tërheqëse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]