Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në letërnjoftimet e fëmijëve të vendoset edhe emri i nënës, jo vetëm i babait

nga Revista Kosovarja

Pas një fushate për sfidimin e tabuve rreth emrave të grave, Qeveria e Afganistanit ka marrë vendim që në letërnjoftimet e fëmijëve të vendoset edhe emri i nënës e jo vetëm i babait, siç është vepruar deri më tani.

Mbi artikull

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e nënshkroi plotësimin e ligjit që u kërkua nga aktivistët për të drejtat e grave.

Deri më tani, sipas ligjit afgan, vetëm emri i babait vendosej në letërnjoftimin e fëmijës. Përdorimi i emrit të një gruaje në publik në Afganistan është tradicionalisht veprim i papëlqyeshëm dhe mund të vlerësohet si fyerje.

Megjithatë, një fushatë e nisur tre vjet më parë me parullën “Ku është emri im” mori përkrahje të profilit të lartë nga figurat e njohura dhe deputetët afganë

Moneytizer Paragrafi 4

Përmes një fushate të përhapur në rrjetet sociale, aktivistët e prezantonin veten duke përdorur emrin e vet dhe emrin e nënës.

Laleh Osmany, themeluese e kësaj fushate, tha se është shumë e kënaqur me rezultatin e arritur. “Nuk ka dyshim se kjo fitore është rezultat i fushatës së vazhdueshme dhe pajtueshmërisë në mesin e aktivistëve dhe qytetarëve”, tha ajo.

Komisioni për Çështje Ligjore i Qeverisë Afgane tha se vendimi për përfshirjen e emrit të nënës në letërnjoftimin e fëmijëve është një hap i madh drejt barazisë gjinore dhe realizimit të të drejtave të grave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]