fbpx

Duda Balje tregon se sot e kanë kërcënuar tre persona, më thanë kujdes se kë voton në Kuvendin e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje përmes një postimi ka thënë se është kërcënuar sot.

Ajo u shprehë se ka pranuar tri telefonata anonime, dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe.

Balje u shprehë se kërcënuesit anonim i kishin thënë: “Kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”.

Deputetja tha se votën e saj askush nuk mund ta ndryshoj.

Postimi i plotë i Duda Baljes:

REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT ! Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”! Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim! Duda

https://www.facebook.com/duda.balje/posts/1880493652113794

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]