fbpx

Duda Balje: Unë jam për trustin, sepse e kuptoj

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar se është pro tërheqjes së Trustit.

Ajo përmes një statusi në Facebook tha se është për tërheqje të këtij Trusti, pasi e kupton.

“Të nderuar,Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!”, tha Balje.

Ndryshe Duda Balje ishte komentuar së fundi për shkak se në Komisionin për Buxhet dhe Financa kishte votuar kundër ndryshimeve në projektligjin për tërheqjen e mjeteve pensionale.

Por këtë votë ajo tha se e kishte dhënë në emër të grupit parlamentar të cilit i takon.

Madje ajo tha se në Kuvend do të jetë koha kur do të japë votën e saj si deputete.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]