fbpx

Duke vallëzuar i ekspozohet gjoksi, Bebe Rexha e mbulon me duar dhe qesh teksa kërcen nën ritmet e këngës së saj të re

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme ose aktivitetet muzikore.

Së fundmi, 33-vjeçarja ka publikuar për fansat e saj të shumtë në Instagram një video mjaft provokuese, ku shihet në dhomën e hotelit teksa vallëzon e veshur me robdeshambër.

https://www.instagram.com/reel/Cvo2nL6qpgV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bf082460-8d61-400d-b031-25b361b5b606

 

Përgjatë vallëzimit, autorja e hitit “Me, Myself and I” shpesh mban me duar gjoksin e saj, në moment kur ai rrezikon të ekspozohet gjatë lëvizjeve të saj.

Videoja është realizuar nën ritmet e këngës së saj më të re “One In A Million”, e cila u publikua pak ditë më parë në bashkëpunim me DJ David Guettan.

Rexha përndryshe pak ditë më parë përfundoi turneun evropian të koncerteve, të quajtur “Best F*n Night Of My Life”.

Ajo performoi në shtete të ndryshme të Evropës si: Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Holandë, Rumani, Lituani dhe Suedi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]