fbpx

Duken shumë të lumtur, Roza Lati publikon videon me Xhonatan Islamin

nga Revista Kosovarja

Roza Lati prej pak kohësh ka treguar se është në një lidhje dashurie dhe ndjehet shumë e lumtur.

Edhe pse mund të ketë publikuar foto nga ushëtimet me të dhe disa momente të shtrirë në krevat, Roza nuk e ka zbuluar identitetin e tij.

Ama fansave nuk ia ka dalë të fshihet, pasi disa prej tyre kanë zbuluar se i dashuri i Rozës është Xhonatan Islami, ish-banor në “BBV2”, ku dhe kanë publikuar nëpër rrjete sociale foto të tyre të shkrepura pa mendje në rrugë. Roza nuk i mohoi ato lajme, madje në një event së fundmi ata janë shfaqur dorë për dore së bashku.

Ditën e sotme Roza ka habitur, pasi ka publikuar një video teksa shfaqet duke u përqafuar me Xhonatanin dhe duken shumë të lumtur. Ama nuk ka shkruar asgjë për të treguar dashurinë për të, por ka treguar se po përgatiten për një projekt.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]