fbpx

Duket engjullor, por Angelina Jolie “akuzon” Brad Pitt për “dhunë në familje”

nga Revista Kosovarja

Angelina Jolie është “duke u përgatitur të sigurojë prova për autoritetet për dhunë në familje” në një betejë të hidhur për ndarje me ish burrin e saj Brad Pitt

Dokumentet që janë siguruar nga emisioni “The Blast” tregojnë që aktorja 45 vjeçare dëshiron të ofrojë “dëshmi për autoritetet” ku thuhet se ka pasur dhunë në familje sa ajo bashkëjetonte me aktorin Brad Pitt.

Çifti i Hollywoodit ndajnë prindërimin e fëmijëve, Maddox, (19), Zahara, (16), Pax, (17), Shiloh, (14), dhe binjakëve Knox dhe Vivienne, 12 dhe janë në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve dhe financat.

Pasi që çifti kishte dorëzuar dosjen për shkurorëzim më 2016, ishte zbuluar që Brad është duke u hetuar nga FBI dhe shërbimet sociale në Los Angelos për “dhunë abuzive dhe verbale e fizike me fëmijët e tij”, një gjë që e kishte bërë në një avion privat.

Ai më vonë u pastrua nga këto akuza që kishte abuzuar me Maddox.

“Ajo (Jolie) ka bërë akuza të ngjashme në të kaluarën e të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet por shumica e tyre nuk janë vërtetuar”, kishte thënë për MailOnline një burim.

Tani, thuhet se Jolie nuk është dorëzuar dhe është në kërkim të fakteve tjera që do ta akuzonin Brad Pittin për “dhunë në familje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]