Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Duket se Rina hoqi dorë përfundimisht nga muzika rep

nga Revista Kosovarja

Kalimi i Rinës nga një vogëlushe e pafajshme që këndonte te X Factor 2015 (ku nuk u pranua sepse ishte e vogël dhe pa eksperiencë) në një këngëtare të muzikës rep që këndonte tekste të tipit “jetën ilegal si arma, lekët vijnë ilegal për mi m’lu o fama” ishte i papritur.

Mbi artikull

Megjithatë, pas disa këngëve me tekste të ngjashme, si “S’ka konkurrencë”, si edhe pas largimit të bujshëm nga kompania që e menaxhonte, On Records, duket se ka nisur një epokë e re për Rinën.

Një gjë e tillë vihet re në projektet e saj të fundit. Në “Fallin’ In Love” Rina shfaqet ndryshe dhe nuk të krijon idenë e një repisteje. Por njerëzit që theksojnë nëpër komente në YouTube se “Rina ka ndryshuar” nuk janë të vetmit, pasi edhe vetë këngëtarja është e vetëdijshme për këtë epokë të re.

Përmes një fotoje të ripostuar në Instagram, ajo bie dakord për ndryshimin e fundit. “Rina po sjell aktualisht një tjetër ndjesi [në këngët e saj] dhe po e ndiejmë më shumë se kurrë. Më pelqen më shumë Rina e re,” shkruhet në postim ku pyetet “nëse Rina do t’i rikthehet muzikës rep”.

Moneytizer Paragrafi 4

Rina iu përkushtua muzikës rep në një kohë kur ky zhanër muzikor po bënte namin në Shqipëri pasi më shumë se kurrë po përfshiheshin artiste femra, kur në fakt përgjithësisht muzika rep ishte identifikuar me djemtë “e këqij” të veshur me rroba të gjera. Thumbimet me Tayna-n apo këngëtare të tjera – për sa kohë “sherret” shesin – i dhanë më shumë bujë karrierës së Rinës. Por mesa duket, epoka e repit i përket të shkuarës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]