Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj, Hotit: Ne duhet të jemi prezent në tavolinën ku flitet për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk kemi pse i frikësohemi dialogut me Serbinë.

Mbi artikull

Haradinaj ka thënë se kërkesa e tyre si grup paralemtar është e qartë dialogu nuk guxon të rrëshqas në dialog teknik, pasi që sipas tij dialogu teknik e favorizon Serbinë.

Ai tutje ka thënë se nuk kanë asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje, por që vetëm po kërkojnë përfshirjen e SHBA-së në këtë proces.

“Asnjë keqkuptim më bashkëqeverisje nuk kemi, por është kërkesë eksplicite që SHBA-ja të jetë prezentë në tavolinë e bisedimeve, i kemi aleat shtetet e BE-së por besimin e kemi në SHBA. Nëse edhe një marrëveshje arrihet në Bruksel pa prezencën e SHBA-ve ajo nuk mund të zbatohet”, ka thënë Haradinaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Haradinaj më tej ka theksuar Bashkimi Evropian e ka mashtruar me dhjetëra her Kosovën për liberalizim të vizave.

Krejt në fund, Haradinaj pati edhe një kërkesë për kryeministrin Hoti.

“z.Hoti duhet me trajtua seriozisht partnerin e koalicionit, sidomos përfaqësuesin e AAK në dialog Selim Selimi dhe të jetë prezent në tavolinat ku diskutohet për çështjet e Kosovës”, tha Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]