fbpx

Durrës: Policia sekuestron 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje

nga Revista Kosovarja

Policia e Durrësit ka vijuar me zbatimin e planit operativ “Plazhi i lirë”, duke kryer kontrolle përgjatë vijës bregdetare për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga subjektet private.

Gjatë aksioneve në lagjen nr. 15, konkretisht në plazhin e Kallmit, u konstatuan tri raste të vendosjes së paligjshme të 70 kompleve çadrash dhe shezlongësh. Policia i sekuestroi ato dhe procedoi penalisht tre shtetas: A. H., 61 vjeç, E. S., 36 vjeç dhe F. H., 64 vjeçe, të gjithë banues në Durrës.

Materialet u referuan në Prokurori dhe ndaj të dyshuarve ka nisur procedimi në gjendje të lirë për zënien e hapësirave publike pa autorizim ligjor. Aksioni vijon përgjatë gjithë vijës bregdetare në funksion të garantimit të aksesit të lirë në plazhe për qytetarët.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]