Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Durrësi me më pak pushues nga Kosova, pronarët e hoteleve thonë se ndikoi liberalizimi i vizave

nga Revista Kosovarja

Sezoni veror në Durrës, po rezulton më i dobët se sa ishte pritur nga operatorët turistikë, si pasojë e një kombinimi faktorësh.

Mbi artikull

“Pritshmëria e hoteleve të Durrësit ka qenë më e madhe sesa është aktualisht, sepse pas mbylljes së sezonit vitin e kaluar, ne prisnim një numër të konsiderueshëm vizitorësh të cilët nuk po i shohim. Nuk është një rënie drastike, por është e prekshme diku te 5-10% më pak dhe kjo ndikon te ne”, shprehet Presidenti i Fafa Hotels dhe Resorts, Fatos Çerenishti.

Sipas operatorëve turistikë, një nga faktorët kryesorë për këtë rënie ka qenë ulja e numrit të turistëve nga Kosova, të cilët këtë vit kanë zgjedhur të vizitojnë destinacione të tjera europiane.