fbpx

Harry Styles në një romancë dashurie?

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Harry Styles raportohet se ka gjetur të dashur të re. Bëhet fjalë për Olivia Dean, e cila është gjithashtu këngëtare.

Në një foto të siguruar nga tabloidi britanik “The Sun”, Harry u pa duke porositur ushqim në një fast food së bashku me këngëtaren.

Dyshja thuhet se po njihen privatisht dhe mësohet se kanë shumë të përbashkëta. Lidhja e re vjen pas përfundimit të romancës me Taylor Russell.

Ylli i popit dhe aktorja kanadeze u panë për herë të fundit në publik duke ngarë biçikletat së bashku gjatë një paraqitjeje në Tokio, Japoni në Prill.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]