185
Florian Dushi, sot ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin në 25 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe, fqinjin e lagjes dhe bashkëveprimtarin e tij .
Dushi , në rrjetin e tij social , shkruan se , Avokati Bajram Kelmendi, i njohur si mbrojtësi i Kosovës dhe i shqiptarëve
në shumë procese te montuara pranë gjykatave të instaluara nga Serbia në Kosovë , e pësoi ndër të parët në natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s.
Postimi i plotë:
Sot 25 vite më parë u gjetën të vrarë e të masakruar tre pjestarë të familjes Kelmendi, Avokati i shquar Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij Kastrioti e Kushtrimi, pasi një natë më parë ishin marrë dhunshëm nga shtëpia e tyre në Prishtinë në orët e para të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave vrastare serbe.
Bajram Kelmendi, i njohur si mbrojtësi i Kosovës dhe i shqiptarëve në shumë procese të montuara pranë gjykatave të instaluara nga Serbia në Kosovë, e pësoi ndër të parët në natën e fillimit të bombardimeve.
Avokati i Kosovës, Bajram Kelmendi, pas shumë denoncimeve që i bëri shtetit serb dhe kreut të saj, brenda vendit por edhe para shumë institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë për krimet që po kryenin në Kosovë, ishte viktimë e drejpërdrejtë e hakmarrjes mizore të Millosheviçit dhe aparatit të tij kriminal.
Prandaj sot, përveç që duhet të përkujtohet me respekt e nderim të lartë Bajrami dhe dy djemt e tij, institucionet e vendit duhet të insistojnë edhe në zbardhjen dhe ndëshkimin e kësaj vrasjeje makabre, si rasti i vetëm i vrasjes së një prej figurave më të shquara kombëtare të Kosovës akoma e pazbardhur!
Lavdi!
