Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dy aktorët turq të serialeve të TV Klan fejohen në fshehtësi

nga Revista Kosovarja

Dy aktorët e njohur turq, Taner Ölmez dhe Ece Çeşmioğlu janë fejuar. Lajmi i bukur është zbuluar nga mediat turke, ndonëse fejesa është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Mbi artikull

Në fejesë ishin të ftuar vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë e ngushtë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Moneytizer Paragrafi 4

Ece Çeşmioğlu është e famshme me rolin e “Sulltaneshës Atike” në “Sulltanesha Kosem”, serial i cili është transmetuar në TV Klan.

Gjithashtu edhe Taner Olmez është i njohur nga roli i tij në serialin “Doktori i mrekullive” i cili do të nisë transmetimin së shpejti në TV Klan.

Dy aktorët janë prej vitesh së bashku. Taner i propozoi për martesë Eces në janar gjatë pushimeve të tyre në Belgjikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]