Dy birra dhe një pako kikirikë janë kura më e mirë për rraskapitjen pas vrapimit

nga Revista Kosovarja

Birra dhe kikirikët për shëndetin?

Ekspertët tregojnë se kur mund të konsumoni këto ushqime për t’u rikuperuar.

Shkencëtarët vërejnë se ky kombinim klasik, i cili ofrohet në shumicën e birrarive në botë, e rihidraton trupin më mirë se pijet sportive, transmeton Telegrafi.

Gjatë një vrapimi të gjatë, që përfshin një maratonë, trupi i njeriut mund të humbasë deri në tri litra lëngje në orë.

Gjatë vrapimit, kaliumi dhe natriumi humbasin, por e gjithë kjo mund të kompensohet shpejt me një grusht kikirikë dhe një litër birrë.

“Pirja e ujit nuk mund të kompensojë humbjen e mineraleve. Është më e dobishme – birra”, përfundon profesori Ronald Maughan, ekspert në mjekësinë sportive.

Birra përmban flavonoide, është e pasur me silic, vitamina B1, B2, B6 dhe B12. Përmban 30% më shumë vitaminë B6 se çdo burim tjetër, si dhe një sasi të madhe të vitaminës B12.

Kikiriku është i pasur me vlera ushqimore: biotinë 88%, bakër 47%, mangan 36%, vitaminë B3 28%, molibden 24%, folate 22%, fosfor 20%, vitaminë E 20%, vitaminë B1 19%, proteina 19%, etj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]