fbpx

Dy ditë më parë ishin fejuar, si u kthye festa në tragjedi në Thumanë

nga Revista Kosovarja

Almenia Karaj 16-vjeçe dhe i fejuari i saj Shkumbin Brati 20-vjeç ishin viktima të një aksidenti tragjik të ndodhur në afërsi të Thumanës. Në këtë aksident humbën jetën edhe Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Siç raporton policia rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16-vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

Mësohet se Shkumbin Brati bashkë me Almenia Karaj po ktheheshin nga një festë ku kishte përformuar edhe vetë 20-vjeçari Brati.

Çifti vetëm dy ditë më parë ishte fejuar, ndërsa ëndrrat që kishin thurur për të ardhmen u shuan në aksidentin tragjik pak pas mesnate.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]