16
Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.
Ngjarja ka ndodhur më 20 maj rreth orës 14:40. Sipas raportit të policisë, viktima – një femër kosovare – ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “sulm fizik” dhe hetimet po vazhdojnë.