Dy konkurrentët kërkojnë falje para produksionit.
Ditët e fundit, në “Përputhën” konkurrentët kanë rastin të rrëfejnë për shkeljet që kanë bërë, në mënyrë që të mos penalizohen nga produksioni.
Konkurrentja e re, Aristela, ishte ajo që e bëri e radhës rrëfimin, por aty doli se kishte gënjyer diçka.
Kjo ngase, Aristela kishte takuar njërin nga konkurrentët jashtë emisionit dhe bëhet fjalë pikërisht për Kristianin.
View this post on Instagram
Në një video, dy konkurrentët u panë bashkë në një lokal dhe ky takim kishte ndodhur jashtë ditës kur ata e kishin takimin në emision.
Pasi u zunë në gënjeshtër, të dy konkurrentët kërkuan falje dhe premtuan se nuk do të ndodhte më.