fbpx

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin “Yale” në SHBA

nga Revista Kosovarja

Edona dhe Anisa Murseli, dy motrat nga Gjilani kanë diplomuar në njërin nga institucionet më të njohura akademike “Yale University”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli. Këtë ditë për Gjilanin ai e kundroi si historike.

Bëhet e ditur se dy motrat janë vajzat e profesorit Zijadin Murseli.

“Një ditë historike për Gjilanin dhe mbarë kombin shqiptar! Dy bijat e qytetit tonë, Edona dhe Anisa Murseli, shkëlqyen në skenën ndërkombëtare të dijes duke u diplomuar në Yale University, një nga institucionet më të njohura akademike! Edona me titull Master ndërsa Anisa me Bachelor, arritje që flet me gjuhën e përkushtimit, mençurisë dhe sakrificës. Krenaria jonë rritet kur e dimë se janë bijat e profesorit të nderuar Zijadin Murseli, një simbol i dijes dhe edukimit. Ky sukses nuk është vetëm personal i tyre, por është një gurthemeli për vetëbesimin e rinisë sonë për zhvillim dhe arritje shkencore”, ka shkruar Ismajli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]