fbpx

Dy “Prive”, njëra në “Youtube” e tjera në ekran, kjo është çudia e fundit në botën e medias

nga Revista Kosovarja

“Prive” është emisioni televiziv i showbizit me jetëgjatësinë më të madhe, që për vite me radhë ka sjell ekskluzivitete nga bota e personave të famshëm.

Ky program, me producente dhe prezantuese Liberta Spahiun, deri para disa muajsh është transmetuar në “Klan Kosova”, por jo më.

Tani, “Prive” me Liberta Spahiun jepet vetëm në “Youtube”, ndërkohë që paralel këtij prodhimi, vjen kloni i “Prive”-së në “Klan Kosova”, me prezantuese Mbresa Hajrullahu, shkruan “Kosovarja”.

Emisionet, përmbajtjen, targetin dhe identitetin e kanë thuajse të njëjtë, por fshehin një luftë interesash, që kanë prodhuar këtë paradoks mediatik.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]