Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trumpi ka në plan ta ndërrojë drejtorin e FBI-së

nga Revista Kosovarja

Presindeti i sapozgjedhur i ShBA-së Donald Trump, ka bërë të ditur se ka në plan të emërojë Kash Patel si drejtor të FBI-së, duke zëvendësuar Christopher Wray. Patel.

Mbi artikull

Ky i fundit njihet si një kritik i ashpër i agjencisë, ndërsa ka kërkuar që të mbyllet selia e FBI-së në Uashington dhe të pushohet drejtuesi i saj, duke e konsideruar atë pjesë të një “shteti të thellë” që vepron kundër tij.

I njohur për mbështetje të politikave të Trumpit, Patel ka pasur pozita të rëndësishme në administratën e kaluar, por ka pak përvojë në menaxhimin e agjencive të ligjshmërisë.

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë

Moneytizer Paragrafi 4

Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trumpi kishte kritikuar Wrayin dhe tani dëshiron ta largojë, pavarësisht se mandati i përfundon në 2027, shkruan The New York Times.

Ndërkohë, shumë ekspertë të sigurisë kanë shprehur shqetësim për ndikimin që mund të ketë një emërim i Patelit në pavarësinë dhe autoritetin e FBI-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]